Best 5 quotes of Petro Marko on MyQuotes

Petro Marko

  • By Anonym
    Petro Marko

    Ai qe ka frike nga jeta nuk ka gjak dashurie

  • By Anonym
    Petro Marko

    Dëshpërim! Tërë brenga bredhërin shpirtkëputur nëpër rrugë, zër' i tij më s'psherëtin se në syt' ku dergjet muga lot i heshtur, lot i ngrohtë rrokulliset me përtim mes fytyrës djersëftohtë duke shkruar: dëshpërim!

  • By Anonym
    Petro Marko

    Ha... Ha vajtim, o i helmuar, ha gëzim, o i gëzuar, ha përralla, o vjershëtar, ha litar, o Atdhetar, ha gënjeshtra, o ëndërrtar.... hani bar për të jetuar. Hani arkat... hiç mos mbeten mbretër - sa të hani veten.

  • By Anonym
    Petro Marko

    Himara Lagur syt' i zu qepalla, s'kanë të hapen në jetë, se në ato vise të rralla fluturon shpirti shigjetë! Atje, ah! gjelbëron fryma; n'ato male ar të lara ku mbi re shkrep vetëtima, shkruan me zjarr: -Flak' është Himara!

  • By Anonym
    Petro Marko

    Vetvetes Gëlltite dhimbjen me pahir në thellësinë tënde! Vërtite brenda pa mëshirë dhe qesh si një çapkëne! Shterroi jeta, s'ka më lot as ëndrra, as përralla, eja në vete, dehu sot me zemrat e gjalla!